Te nderuar studente,
javen e kaluar nje grup i studenteve te UV-se vizitoi ambasaden Amerikane dhe u takua me ambasadorin amerikan. Me kane ardhur me dhjetra emaile prej tyre ku shprehet gezimi dhe kenaqsia per kete mundesi. Falenderimet me te mira vijne per UV-ne, per punen qe po behet ketu, dhe per pedagogen Erida Prifti e cila e mundesoi kete takim.
Te gjitheve na behet qejfi. Ne emer tuaj i urojme ambasadorit pune te mbare. Falenderimet tona per konsideraten dhe per pritjen e studenteve tane!
Me ka bere pershtypje se sa te lumtur e ndjejne veten keta studente te cilet u takuan me ambasadorin, Shume prej tyre e konsiderojne kete dicka te vecante.
Me kujtohet para disa vjetesh kur nje kolegj i vogel ne Amerike fitoi kampionatin e basketbollit per gjithe Ameriken. Studentet vershuan ne fushe. Traineri perpiqej t'i mbante dhe u thoshte "silluni sikur ishte dicka qe pritej, silluni sikur eshte dicka normale".
Edhe ne duhet te sillemi jo te ngazellyer, jo te habitur sepse takuam ambasadorin, sepse keto jane gjera qe priten,
Ju jeni studente te Universitetit te Vlores! Je jeni te denje te shikoni kedo drejt ne sy, pa ju dridhur qerpiku. Ne po ju pregatisim te tille! Por, ju do te beheni te tille vetem kur te filloni ta besoni kete.
Ju pershendes te gjitheve dhe ju siguroj se do te vije nje dite qe studentet tane te takohen me nobeliste e te mos ju drighet qerpiku. Ne po perpiqemi te pregatisim eliten e ardhme te Shqiperise, te afte, me besim ne vetvete, te sigurte, me karakter te forte, me respekt vetem per te verteten, pasionante dhe me ndjenja per te dobetin, me dinjitet, me kredibilitet.
Ju do te merrni ne dore te ardhmen e ketij vendi, dhe per kete ju duhet te filloni te silleni sikur kjo "ishte dicka qe pritej".
Pershendetje,
Rektori
0 comments:
Post a Comment